Për çdo ditë dhe në çdo cep të Çairit të dyshes, Mexhiti-Ganiu, ngritet nga një ndërtim i lartë banimi, këtë mund ta vëresh me të hyrë në Çair.
Ky fenomen ka nisur që nga koha kur Mexhiti ishte kryetar i Komunës së Çairit me të cilin udhëhoqi disa mandate, por, vazhdoi edhe në periudhën kur në Komunë erdhi Visar Ganiu.
Janë të shumta akuzat nga qytetarët se në Çair po ndërtohet me të madhe pa leje, por për këtë nuk ka folur asnjëherë dyshja, Mexhiti-Ganiu të cilët nga kjo temë ikin sikurse nga “djalli”.
Sipas informacioneve të sigurta të portalit informativ, indeks.mk, në gjashtë vitet e fundit, Komuna Çair ka ndarë vetëm tre leje ndërtimi, e që në terren situate flet krejtësisht ndryshe.
Burime të sigurta pranë institucionit në fjalë, thonë se për momentin mbi 30 objekte të larta banimi, që janë ndërtuar dhe po ndërtohen aktulisht janë në listën e objekteve pa leje.
Informacionet tona gjithashtu thonë se në një pjesë të objekteve të larta të banimit që janë në ndërtim e sipër dhe janë pa leje ndërtimi, “ortak” është edhe kryetari i Lëvizjes Demokratike, ish kryetar dhe deputet i Çairit, Izet Mexhiti./Indeks.mk/