Bytyqi: Partnerët tanë strategjik mbështesin proceset tona në progresin drejt BE-së

Maqedonia e Veriut gëzon mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në përpjekjet e saj për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian (BE), dhe kjo u bë e qartë në takimet që pata në SHBA me përfaqësues të Departamentit të Tregtisë, Departamenti i Financave, Banka Botërore, FMN, por edhe Departamenti i Shtetit.

Kështu deklaroi zv. kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në Uashington, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.

“Të gjithë përveç njërit na mbështesin në rrugën drejt integrimit evropian. Të gjithë kanë të njëjtin përfundim se Maqedonia e Veriut e meriton vendin e saj në BE, jo sot, por shumë më herët. Përpjekjet tona drejt BE-së, këtu në Uashington, shihen si një hap i madh përpara në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, tha Bytyqi.

Bytyqi tha se Maqedonia e Veriut nuk ka plan B, plani i vetëm është anëtarësimi në BE. /Telegrafi/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.