Burri që bleu një NFT për 2.9 milionë dollarë, priste ta shiste për 48 milionë por befasohet me atë se çka i ofruan blerësit

March 29, 2023

Vitin e kaluar, “sipërmarrësi i kriptovalutave” Sina Estavi bleu një token dixhital që përfaqësonte postimin e parë të themeluesit të Twitter, Jack Dorsey për 2.9 milionë dollarë.

Tani ai u përpoq që investimi i tij të shlyhej kur e nxori në ankand me shpresën se ky NFT mund t’i sjellë atij 48 milionë dollarë, por u befasua, transmeton Telegrafi.

Siç raporton CoinDesk, Estavi e nxori në shitje NFT-në më 9 prill, duke shpresuar të nxjerrë prej saj rreth 50 milionë dollarë dhe duke dhuruar rreth 25 milionë dollarë për bamirësi.

Pavarësisht optimizmit të tyre, koleksionistët e NFT-s nuk ishin edhe aq të emocionuar për ta blerë këtë aset dhe më së shumti që ata ofruan ishte një shumë simbolike prej 280 dollarë.

“Afati që kam vendosur ka mbaruar, por nëse marr një ofertë të mirë, mund ta marr, mund të mos  e shesë kurrë”, tha Estavi.

Ankandi i Estavit erdhi në një kohë kur shitjet e NFT-ve të gjurmuara në OpenSea, tregu më i madh në hapësirë, ranë rreth 50 për qind në vitin 2022, nga gati 5 miliardë dollarë në janar në 2.5 miliardë dollarë në mars. /Telegrafi/

Previous Story

“Plani rezervë” i TikTok? Rivali i Instagramit në pronësi të ByteDance, “Lemon8”, hyn në Top 10 të App Store të SHBA

Next Story

Çipi Samsung Exynos Modem 5300 premton shpejtësi shkarkimi prej 10Gbps dhe bateri të qëndrueshme

Latest from Blog

Go toTop