E tmerrshme është ngjarja që ka tronditur Francën së fundmi.
Një burrë 51-vjeçar i identifikuar me pseudonimin Dominique nga Mazan, një provincë afër Avignon, u akuzua për drogimin e gruas së tij për të paktën 10 vite me radhë.
Siç raportohet nga gazeta britanike “Daily Mail” dhe francezja “Le Figaro”, burri dyshohet se e drogoi gruan e tij me Lorazepam, një anksiolitik me veti të forta qetësuese. Përbërësi dyshohet se i hidhej gruas në ushqim gjatë vakteve, përpara se ai të ftonte përdhunuesit të hynin brenda.
Sipas kanalit televiziv francez France3, Dominique përballet me 20 vjet burg për akuza të shumta, duke përfshirë agresion dhe përdhunim. 83 agresorët e arrestuar, të gjithë persona nga mosha 24 deri në 71 vjeç, akuzohen për përdhunim.
Disa nga avokatët mbrojtës argumentojnë se personat e akuzuar për përdhunim ishin të pavëmendshëm. Sipas tyre ata nuk ishin në dijeni të faktit që gruaja nuk pranonte, duke menduar se ishte gjithçka ishte e organizuar.