Bujar Osmani parkon autobusin e “Frontit Europian” me numrin 4 në presidencë

Kandidati për President nga Fronti Europian, Buajr Osmani ka filluar fushatën e tij zgjedhore nga qyteti i Shkupit, përkatësisht para Presidencës në Vilën Vodno, aty ku edhe ka parkuar autobusin me të cilin do ta bëjë fushatën parazgjedhore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Osmani tha se këtë mision e filloi nga selia e NATO-s dhe shpreson që do ta përfundojë si president i Maqedonisë së Veriut, vend anëtar në BE.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në fjalimin e tij, Osmani tha se këto zgjedhje nuk janë të rëndomta, janë referendum popullor

“Sot filloj një mision shumë të rëndësishëm jo vetëm për mua por për të gjithë qyetarët e vendit. Një rrugë na çon drejt të ardhmes së begatë europiane, kurse rruga tjetër na çon drejt izolimit, paqartësisë, dhe rrugës pa perspekitvë. Prandaj këto zgjedhje nuk janë të rëndomta janë referendum popullor pët të ardhmen e vendit tonë. Duke qenë se më është dhënë nga ju mundësia që të shërbej në proceset më të rëndësishme integruese në vend, besoj se kam përvoja dhe njohuri, kam kredibilitetin dhe kontaktet në qendrat e vendimmarrëjes, kam përkushtimin të rombullaksoj ëndrrën e çdo familjeje dhe qytetari në vendin tonë, integrimin në Bashkimin Evropian. Nga sot nën slloganin e presidentit Evropian dhe me programin zgjedhor që e kemi quajtur Dekalogu i Presidentit Evropian me numrin 4, në këtë dit të 4 prillit, zgjedhur si simbolik edhe e anëtarsimit në NATO, do të ecim në çdo vend pët t’i dëgjuar të gjitha pritjrt dhe kërkesat e qytetarëve, por edhe për t’i shpalosur planet tona për integrimin e vendit në BE. Prapa meje qëndron blloku më i madh evropian me 9 parti politike të mbledhura në Frontin Evropian. Një platformë e re e dalë nga Marrëveshja e Ohrit që ka për qëllim të ruajë kursin euroatlantik të vendit, që të ruajë harmoninë dhe bashkëjetesën në vendin tonë, dhe marrëdhëniet fqinjësore, dhe të rrumbullaksojmë deri në vitin 2030 integrimin e vendit në BE, që do të mundësojë jetë më evropiane për të gjithë ne. Ju bëj thirrje të bashkoheni me karvanin tonë që do të fillojë sot, për presidentit e parë shqiptar”, tha Osmani./Indeks.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.