Bujar Osmani: Fitore për Europë më 24 prill

Dje Bashkimi Demokratik për Integrim ka mbajtur konventën për promovimin e kandidaturës së Bujar Osmanit për president. Duke u drejtuar një auditori të gjerë që përfshinte përfaqësues nga të gjitha anët e vendit, Osmani theksoi rëndësinë e bashkimit dhe solidaritetit kombëtar në rrugëtimin drejt një të ardhmeje më të ndritur dhe të integruar në strukturat euroatlantike.
Në fjalimin e tij, ai përmendi arritjet e mëdha të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe synimin për të vazhduar rrugën e tij drejt barazisë etnike dhe politike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Dita e mirë shihet që në mëngjes! Mirë se keni ardhur të gjithë ju, nga Likova e Struga, Kumanova e Kërçova, Manastiri, Çashka, Velesi, Ohri, Gostivari, Tetova e Shkupi!
I nderuari lider i kauzave të medha kombëtare, shembull i guximit dhe krenarisë, frym[zues i vizioneve të përbashkëta – z. Ali Ahmeti….
Të dashur bashkudhëtarë të palëkundur të organizatës më të madhe politike shqiptare në vend – anëtarë dhe mbështetës të Bashkimit Demokratik për Integrim…
Vellezer e motra të shtrenjtë….
Ishim të gjithë bashkë dëshmitarë më 2009, kur kryetari Ahmeti, në sallën universale në Shkup shpalosi platformën e 12 pozicioneve kyçe në shtet, synimi i të cilave nga shqiptarët do të shënonte një nivel të ri madhor të kontributit tonë në shtetformimin e Republikës, duke ruajtur e thelluar orientimin e saj euroatlantik dhe duke instaluar barazinë e plotë etnike dhe politike.
Sot jam ketu para jush, i mbushur me ndjesinë e thellë të pergjegjesisë dhe të përkushtimit, duke ndjekur bindjen e tij largpamëse se asnjë post politik në këtë shtet nuk eëhtë më i pamundur për ne, shqiptarët!”, tha Osmani

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Osmani, shprehu bindjen se asnjë post politik nuk është i pamundur për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe se kandidatura e tij për President simbolizon një hap të ri historik për popullin shqiptar dhe një fitore për të gjithë qytetarët e vendit.

“Ne sot po vendosim për të bërë një kapërcim tjetër të madh në udhën e realizimeve historike te popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut!
Pas kryeparlamentarit shqiptar, pas kryeministrit shqiptar, jam këtu para jush për të nisur sëbashku me plot krenari dhe besim rrugëtimin drejt pozitës më të lartë politike në shtet – President i Republikës! Kjo do të jetë fitorja më e madhe e popullit tonë, por do të jetë një fitore po kaq e madhe edhe për popujt e tjerë, me të cilët na lidh bashkëjetesa në Republikën tonë”, tha Osmani. /Indeks.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.