Bruksel, ISIS-i e merr përgjegjësinë për sulmin terrorist

October 18, 2023

Organizata miliciste ekstremiste Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin që vrau dy tifozë suedezë të futbollit në Bruksel.

Milicia xhihadiste njoftoi se një luftëtar i Shtetit Islamik kishte kryer sulmin pranë një ndeshje futbolli, duke vrarë dy “të krishterë”.

”Burri i dyshuar për sulmin e së hënës u vra nga policia mëngjesin e së martës”, konfirmoi zyra e prokurorisë belge.

I armatosuri i dyshuar u qëllua nga policia dhe u konfirmua i vdekur në spital. Në lokal është gjetur një armë ushtarake, shtoi prokurori.

Dy shtetas suedezë u vranë të hënën në mbrëmje dhe një person i tretë u plagos në atë që kryeministri belg Alexander De Croo e quajti një sulm terrorist.

Previous Story

Kërcënon Presidenti iranian: Flakët e spitalit të bombarduar në Gaza do të kaplojnë së shpejti Izraelin!

Next Story

Tërmet në Maqedoni, dridhjet më shumë u ndjenë në Tetovë

Latest from Blog

Go toTop