Britney Spears vjen në një bashkëpunim me artisten kosovare…

Britney Spears është duke punuar për albumin e saj më të ri e në mesin e bashkëpunimeve duket se do të jetë edhe Dua Lipa.

Sipas “Yahoo”, Britney po “rreshton” bashkëpunime me Dua Lipën, Ariana Grande dhe Sam Smith, të cilët kanë thënë publikisht se janë fansa të superyllit të popit.

“Britney nuk do të dalë dhe të promovojë ndonjë gjë aktuale, kështu që një album me duete është një mënyrë e mirë për të shmangur nevojën për të bërë ndonjë promovim, ndërkohë që këngët do të luhen në mbarë botën”, është shprehur burimi.

Këngëtarja nuk ka publikuar një album që nga viti 2016 dhe kjo lëvizje e fundit është një mundësi për të që të “lidhet” më shumë me fansat e saj. Publikimi i saj i fundit, Glory, debutoi në vendin e tretë në tabelën Billboard 200. Albumi përmbante tre këngë, Private Show, Clumsy dhe Do You Wanna Come Over?.

Britney ka qenë në një pauzë të pacaktuar që nga viti 2019 për shkak se babai i saj, Jamie Spears, kishte në kontroll jetën e saj personale dhe profesionale.

Share

Go toTop