Bregu në ‘3D’: BE bëhet më e fortë me integrimin e BP-së, por u druhet konflikteve në rajon

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të jetë më i fortë me Ballkanin Perëndimor në gjirin e tij.

Megjithatë, Bregu theksoi se Bashkimi Evropian u druhet konflikteve që bart rajoni dhe që këto konflikte të mos bëhen pjesë e vetë vendeve anëtare të BE-së.

Ne mund të ishim anëtarësuar edhe dje në BE, por askush nuk të na jepte një biletë falas në rast se ato kushtet kryesore që ka vendosur BE për çdo vend nuk do të jenë të plotësuar.

BE bëhet më i fuqishëm me një Ballkan Perëndimor brenda por askush që nuk do sot askush nuk do sot që të nisë një diskutim së brendshmi apo të shkojë nesër në zgjedhje duke kërkuar apo hedhur tezën që me këto vendet 17 milionë banorë.

Jemi sa 1 për qind e GDP-së që ka BE sot. Nuk ndikojmë në terma realë ekonomikë për të prishur balancat, por ama jemi një rajon që jemi asociuar me luftën, me frikën, me diku të vjetrën. Pra, gjithkund ka pasur keqkuptime për të vizualizuar se çfarë është një ballkanas për një qytetar në Francë”, ka deklaruar Bregu në emisionin ‘3D’ të Alban Dudushit.

Sipas Bregut, “nëse rajoni do të anëtarësohet me këto konflikte së brendshmi, kjo e shton konfliktin në një tryezë me vendet anëtare

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.