Boçvarski: Problematikat e projektit të autostradës Shkup-Bllacë janë tejkaluar, vazhdojmë me realizimin

March 30, 2023

Problemet të cilat u paraqitën në projektin për autostradën Shkup-Bllacë janë tejkaluar dhe punët vazhdojnë, tha ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat.

Sipas tij, pritjet janë se gjatë këtij viti duhet të filloj edhe faza e dytë e projektit.

“Seksionin e parë të autostradës Shkup-Bllacë e ka filluar kjo qeveri dhe presim që gjatë këtij viti të filloj edhe procedura rreth tenderit për fazën e dytë të autostradës Shkup-Bllacë. Problemet të cilat u paraqitën në projekt u tejkaluan, u përgatit procedurë e re tenderimi dhe punët po vazhdojnë”, deklaroi Bllagoj Boçvarski, ministër për Transport dhe Lidhje.

Previous Story

Grubi: Nga muaji mars, punonjësit e policisë përfitojnë paga më të larta

Next Story

Marshi për drejtësi, vjen reagimi i parë nga Endrit Thaçi

Latest from Blog

Go toTop