Blerim dhe Nita Grubi janë instrumentistët babë e bijë të cilët do të përfaqësojnë sot Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën në festivalin prestigjioz të muzikës klasike “In Concerto” në Itali.
Para artdashësve, Blerim dhe Nita Grubi do të paraqiten me programin e titulluar “Një udhëtim në muzikën Dardane”, me katër pika artistike përfshirë dhe veprën “Suita Shqiptare” nga Rudolf Maria.
Ndonëse paraqitjet në ngjarje të tilla i kanë të shumta, për Blerimin dhe Nitën kjo pjesëmarrje është e një rëndësie të veçantë.
Kujtojmë se festivali i muzikës klasike “In Concerto” këtë vit shënon edicionin e 19-të, duke mbledhur në një vend artistët më të njohur të muzikës serioze./indeks.mk/