Bledi Mane e krahason Albin Kurtin me Nita Latifin: Mosmirënjohës të dy
Ish-konkurrentët e BBVA, Bledi Mane dhe Nita Latifi pas daljes nga shtëpia, nuk kanë ruajtur një raport miqësor pas përfundimit të edicionit të dytë të formatit televiziv. Dyshja shpesh herë kanë thumbuar njëri-tjetrin.
Bledi ka qenë ai që s’ka lënë moment pa e përfshirë Nitën e pa e komentuar, e kështu ka bërë edhe në postimin e fundit.
Ai e quan Nitën mosmirënjohëse sërish, e madje e krahason me kryeministrin e Kosovës.
‘Albin Kurti mosmirënjohes si Nita! Imagjinoni sikur një moment Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe NATO te tërheqin prezencën e tyre ushtarake nga Kosova ashtu siç bene 2 vjet me pare ne Afganistan.. Kush do ta mbroje pavarësine e Republikes së Kosovës, ushtria e Albin Kurtit apo ushtria e Niko Peleshit?’- shkruan Mane.