Biznesi kërkon ndryshimin e ligjit të para 12 viteve dhe angazhimin e pushtetit vendor

October 13, 2023

Ka nevojë për të ndryshuar ligjin e vitit 2011, që rregullonte menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe që, nuk përfaqëson tanimë respektimin e direktivave të reja të Bashkimit Europian për mjedisin dhe ruajtjen e tij. Debati mes përfaqësuesve të qeverisë dhe të biznesit e pati, edhe këtë tematikë, që u shpreh nga të dy palët.

”Ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve në raport me ndryshimet që ka pësuar rregullorja e Bashkimit Europian për menaxhimin e mbetjeve në gjykimin tonë është që ka nevojë për tu ri parë edhe një herë në mënyrë integrale pak a shumë një proces paralel siç u bë në vitin 2011”, tha Vullnet Haka, kreu i Shoqatës së Risikluesve të Shqipërisë.

“Unë jam 100% dakord me ju që është koha për rishikim total të atij ligji për ta përditësuar me sjellje, norma dhe me shumë ligje të tjera që kanë ecur paralel”, tha Mirela Kumbaro, Ministër, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Për të realizuar edhe detyrimet që ka qeveria ndaj integrimit në BE, një ndihmë dhe kontribut duhet të japë edhe biznesi. Por përfaqësues të tij i kërkuan autoriteteteve që një mjedis i pastër kërkon angazhimin e plotë të njësive vendore, sidomos në ndarjen në burim të mbetjeve të ngurta. Fitimi që iu vjen këtyre bashkive është i rëndësishëm

“Po qe se bashkitë tona do të bëjnë ndarjen në burim të mbetjeve dhe do ti shesin tek kompanitë e riciklimit ato bashki do të kenë fitime që nuk i mendojnë”, tha Bardhyl Baltëza, sipërmarrës.

Takimi mes biznesit dhe përfaqësuesve të qeverisë u ndal edhe në të tjera tematika që shqetësojnë funksionimin e industrisë së riciklimit, por jo vetëm.

“Shumë gjëra të cilat duke aplikuar çfarë bëhet sot në Bashkimin Europian për sa i përket lëndës djegëse dhe gjithçka tjetër mund të aplikohet edhe në Shqipëri. Unë besoj se janë në interes të qeverisë sigurisht por edhe secilit prej jush”, tha Belinda Balluku.

Previous Story

Shefi i OKB-së: Edhe luftërat kanë rregulla

Next Story

Durrësi do të ketë një pamje krej tjetër natën, Rama: Ndriçim modern me teknologji LED

Latest from Blog

Go toTop