Bizneset kosovare lirojnë çmimet për pjestarët e Ushtrisë së Kosovës

Rreth 200 biznese i lirojnë çmimet e produkteve për ushtarakët e pjesëtarëve të Ushtrisë së Kosovës.

Çmimet e këtyre orendive shtëpiake, do t’i paguajnë 10% më lirë.

Për ushtarakët e pjesëtarët e FSK-së, rreth 200 biznese i kanë liruar produktet e tyre.

Zbritja për ta do të jetë nga 10 deri në 35%.

Madje kjo etiketë do të ngjitet në produkte si tregues i këtij përfitimi që tashmë kanë ushtarakët.

Majorja Mimoza Budeci e vlerëson shumë këtë akt mirënjohjeje siç thotë ajo.

Ushtarakes Budeci s’i lë përshtypje shuma e lirimit aq sa simbolika e kësaj nisme.

Një ndër kompanitë që do ta ofrojë këtë lirim në të gjitha pikat, është kompania JYSK, përfshirë këtu edhe biznesin për ushqim që kanë.

E lirimi i çmimeve për ushtarakët, nisi nga Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me akterë tjerë.

Gashi tregon edhe se si do të shkojë procedura e pagesës së tyre.

Në fillim të kësaj jave ka filluar shpërndarja e materialeve të nevojshme për implementim të kësaj nisme dhe pritet që ajo të fillojë së shpejti.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.