Bilall Kasami punon nën urdhëra të VMRO, asfalton lagjet maqedonase dhe harron ato shqiptare

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami në rrjetet sociale ka shpërndarë një video ku promovon asfaltimin e një rruge.

Duke dashur ta shesë si sukses, Kasami ka zbuluar me ose pa dashje se është në sherbim të VMRO-DPMNE-së dhe punon sipas urdhërave të marra nga sekretari i komunës i cili vjen nga partia e Hristian Mickoskit me të cilin në nivel lokal Besa ka koalicion.

Kujtojmë rruga të cilën e promovon Bilall Kasami është rrigë në të cilën shumica e banorëve resident janë maqedonas e rrom.

Ndryshe, në video shifet rruga poshtë Kalasë së Tetovës që është fillimi i lidhjes së fshatrave Sellcë dhe Vicë.

Share

Go toTop