Bilall Kasami nuk ia shtrin dorën Adnan Azizit në 10 vjetorin e partisë, çfarë po ndodhë në BESA?! (VIDEO)

November 24, 2024

Ditëve të fundit është përfolur se ka një krisje mes Adnan Azizit dhe Bilall Kasamit. Edhe pse Adnan Azizi gjithmonë e ka mohuar se ka përplasje, sonte dëshmohet se mes tyre ka një hendikep të madh që mund të çojë në një krizë tjetër edhe Lëvizjen BESA.

Në 10 vjetorin e themelimit të Lëvizjes BESA, sekretari i përgjithshëm ishte ulur në një skaj dhe larg Bilall Kasamit, dhe gjatë momentit kur vjen Bilall Kasami ai as nuk ngritet por as nuk e përshëndet, kjo le shumë dyshime se Adnan Azizi dhe Bilall Kasami kanë përplasje në lidhje me drejtimin e partisë.

Sipas informacioneve jozyrtare që ka arritur të sigurojë portali TS, Bilall Kasami mund të mos vazhdoj të drejtojë Lëvizjen BESA, por do të jetë kandidat i VLEN-nit për Tetovën,

Ndryshe Lëvizja BESA ka përfituar më pak nga kolaçi qeveritar madje më pak se Alternativa që ka shumë pak vota në nivel republikan.

Previous Story

Ali Ahmeti Pritet nga Turma Mërgimtarësh nga të Gjitha Trevat Shqiptare. Mbi 1.000 Bashkatdhetarë Duke Pritur ta Takojnë

Next Story

Mjeku botëror, Omer Xhemaili në takimin e Ali Ahmetit me mërgatën në Zvicër

Latest from Blog

Go toTop