Biden në plazh me çadër dhe karrige me vete

July 31, 2023

Presidenti amerikan Joe Biden dhe zonja e parë Jill kanë lënë Shtëpinë e Bardhë për të shkuar me pushime.

Çifti presidencial është parë të kalojë një pasdite në breg të plazhit Rehebut, një destinacion mjaft i preferuar në Delauer, ku ata zotërojnë një shtëpi pushimi.

Joe dhe Jill Biden shihen teksa lexojnë, ndërsa kanë veshje të rehatshme për plazh. Ata kishin marrë me vete çadrën, karriget dhe peshqirët.

Sipas raportimeve, disa qytetarë ishin mbledhur aty pranë dhe kanë brohoritur: edhe 4 vite të tjera! Zonja e parë Biden i përshëndeti ata dhe më pas u larguan. /A2CNN

Previous Story

Banka Popullore: Përforcohet qëndrueshmëria e bankave në Maqedoni

Next Story

Pas mesazheve me tekst dhe zanore, Whatsapp prezanton opsionin e ri të komunikimit!

Latest from Blog

Go toTop