BGNES: Ministrja e VMRO-së është shtetase bullgare! Bozhinovska nuk u përgjigj para gazetarëve për këtë çështje

October 5, 2024

Vetëm një ditë pasi ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska nga radhët e VMRO-PDMNE-së refuzoi t’ia japë mediave dokumentin me të cilin pretendon se ka paraqitur kërkesë për anulimin e shtetësisë bullgare, agjencia bullgare e lajmeve BGNES ka marrë informacione nga burime të Ministrisë bullgare të Drejtësisë se Bozhinovska nuk ka dekret për heqjen e shtetësisë.

Nga aty shtojnë se Bozhinovska ende është shtetase bullgare.

“Ministrja maqedonase e Energjisë Bozhinovska deri më tani është shtetase bullgare. Sipas informacioneve nga burime të agjencisë BGNES, në Ministrinë e Drejtësisë, të cilët dëshirojnë të mbesin anonimë, Bozhinovskës nuk i është lëshuar dekret për lirimin e saj nga shtetësia bullgare. “Ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë në Sofje raportuan se procedura për heqjen dorë nga shtetësia bullgare nuk përfundon me paraqitjen e një kërkese”, raporton BGNES.

Mediat shkruanin për shtetësinë bullgare edhe kur Bozhinovska ishte propozuar për ministre të Energjetikës.

Më pas ajo pretendoi se nuk kishte më nënshtetësi bullgare dhe se e kishte për kompaninë e saj në Kroaci.

Previous Story

VMRO dhe Vlen ikin nga Vetingu për politikanë e gjykatës

Next Story

“Përzierja e politikës në futboll”, FFM rrezikon pezullimin nga UEFA!

Latest from Blog

Go toTop