Bexheti-Qokut: Heqja e “balancuesit” dhe shfuqizimi i shqipes janë në agjendën e partnerit tuaj të madh!

December 7, 2024

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti ka kundër reaguar ndaj një statusi të Bekim Qokut nga VLEN.

Bexheti në reagimin e tij shkruan se mbrojtja e gjuhës shqipe nuk është patriotizëm por obligim kombëtar, duke akuzuar VLEN-in se po zbaton agjendën e partinerit të tyre të madh VMRO-DPMNE-së.

Reagimi i plotë:

Të mbrojsh të drejtën e përdorimit zyrtar të gjuhës amtare nuk është patriotizëm por është obligim kombëtar!

Të bësh të kundërtën është t’ja kthesh shpinën popullit tënd (ka një terminoligji tjetër por nuk e them se nënkuptohet).

E hoqën “ballancuesin“ se nuk na ishte zgjidhje perfekte, tani edhe ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe nuk na qenka “perfekt”!?

Por çuditërisht të dyja janë në agjendën e partnerit të MADH të tyre! Njëra në programin zgjedhor tjetra në inicijativën para Gjykatës Kushtetuese!

Ngjajshmëri e rastësishme në të dyja rastet!!!

 

Previous Story

Anita Latifi: Me gjuhën shqipe ska plan B

Next Story

Qoku i VLEN-it inkurajon shfuqizimin e gjuhës shqipe

Latest from Blog

Go toTop