Bexheti: Nuk kemi ikur asnjëherë nga zgjedhjet, gjithmonë jemi të përgatitur!

June 13, 2024

VLEN dhe VMRO kanë propozuar që në momentin që një kryetar komune kandidon për zgjedhjet parlamentare, në vend të tij të caktohet një ushtrues detyre, por Blerim Bexheti nga Fronti Europian tha se nuk e kanë parë një propozim të tillë e pasi të informohen rreth kësaj do të deklarohen.

Ndërsa kur u pyet nëse janë të gatshëm për zgjedhje, Bexheti tha se gjithmonë kanë qenë të gatshëm dhe se asnjëherë nuk kanë ikur nga zgjedhjet.

“Ne, asnjëherë nuk kemi ikur nga zgjedhjet. Gjithmonë kemi qenë të përgatitur”, tha Bexheti.

Previous Story

Kumanovarët organizojnë eveniment madhështor për ndeshjen Shqipëri-Itali

Next Story

Begaj pritet nga Xhaferi: Shqiptarët janë një faktor vendimtar në formimin e shtetit në RMV

Latest from Blog

Go toTop