Blerim Bexheti, përfaqësues i lartë i BDI-së në emisionin CLICKPLUS në TV21 është shprehur se në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të hyjë kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani.
Kjo do të ndodh sepse siç thotë Bexheti, kandidati Bujar Osmani është më i mirë se Arben Taravari i opozitës.
“Prandaj nuk diskutohet se Bujar Osmani do të fitojë, në rastin konkret, z. Taravari”, ka thënë Bexheti në ClickPlus në TV21.