Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, që sot është ҫertifikuar si deputet ka njoftuar se do të vazhdojë rrugën si deputet dhe se nuk do të vazhdojë detyrën e kryetarit të Komunës së Sarajit.
Njoftimin e tillë Bexheti e ka bërë në rrjetet sociale ku ka premtuar se do të jetë zëri i vullnetit të popullit dhe duke ju dëshmuar se legjitimiteti i votës shqiptare i takon Frontit Europian.
Mes tjerash, Bexheti ka falenderuar gjithsecilin që e ka përkrahur në zgjedhjet lokale që të isha në krye të komunës së Sarajit dhe të cilët sipas tij do ti përfaqësojë tani në Kuvend.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë të komunës së Sarajit dhe më gjërë, dua të ju njoftoj se prej sot fillon rrugëtim i ri i imi si deputet dhe zëri juaj në kuvendin e RMV-së.Duke dashur të falenderoj gjithsecilin nga ju që më përkrahët në zgjedhjet lokale që të isha në krye të komunës së Sarajit dhe tani që të ju përfaqësoj në kuvend. Ju premtoj se do të jem zëri i vullnetit të popullit dhe duke ju dëshmuar se legjitimiteti i votës shqiptare i takon Frontit Europian. Vazhdojmë të bashkuar për më të mirën e qytetarëve, vend Europian dhe për zhvillim më të mirë ekonomik!