Bexheti: Fronti Europian fitues absolut i zgjedhjeve, në zonën një pres katër mandate!

Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti për emisionin Klan Debat, theksoi komunikimin e vazhdueshëm të subjekteve politike të Frontit Europian me qytetarët. Ai ka shprehur bindjen se Fronti Europian është favorit në të gjithë shtetin dhe në zonën zgjedhore numër një. Bexheti ka theksuar se kjo nuk vjen nga manifestimi i muskujve, por nga idetë dhe ekipet e tyre. Ndërsa për zgjedhjet presidenciale, ai ka shprehur bindjen se do të korrin fitore të thellë, por edhe në zgjedhjet presidenciale.

300×250
“Të gjtha subjeketet politike që janë pjesë e Frontit Europian, komunikojnë vazhdimisht me qytetarët, në të gjitha vizitat që i bëjmë dhe të gjitha organizimet që ndodhin dhe fatëmirsisht kjo është prit aq mirë, në mënyrë fisnike nga qytetarët, dhe prandaj themi se jemi favorit, jo duke manifestuar muskujt se ne themi se jemi të fortët, por me idenë dhe ekipet.

Mbas të gjitha rejtingjeve, dhe hulumtimeve të opinionit Fronti Europian është favorit në të gjithë shtetin edhe në zonën zgjedhore numër një qëndrojmë shumë mirë, dhe varësisht nga dalja që do jetë pretendojmë katër mandate. Tani jemi në përfundim të zgjedhjeve presidenciale, ndaj bindje të thellë që do të korrim fitore të thellë për të dyja zgjedhjet, si në ato presidencialet, ashtu edhe në zgjedhjet parlamentare”, tha Bexheti./tvklan.mk/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.