Betohen Mane dhe Mekaj, opozita përplaset me Gardën jashtë dyerve të Kuvendit

Në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur seanca e radhës plenare, me mungesën e një pjese të madhe të deputetëve të opozitës, shumica e të cilëve të përjashtuar.

Në fillim të seancës janë betuar dy deputetët e rinj, Andrea Mano dhe Erjon Mekaj, i pari zëvendëson Ervin Salianjin, ndërsa Mekaj zë vendin e Jurgis Çyrbjas.

Ndërkohë, jashtë Kuvendit kanë filluar sërish tensionet.

Deputetët demokratë që janë të përjashtuar janë mbledhur sërish para Parlamentit. Ashtu si në seancat e kaluara, ata janë përplasur me Gardën, që ka rrethuar hyrjen e Kuvendit.

Bllokimi i Parlamentit është cilësuar nga opozita si një nga hapat e mosbindjes civile, deri në krijimin e një qeverie teknike. /vizionplus.tv

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.