Besimi: Rritja ekonomike do të përshpejtohet në periudhë afatmesme

Ulja e shkallës së varfërisë, ulja e papunësisë, rritja e pagave dhe rritja e PBB-së për banor në periudhë afatmesme janë vetëm një pjesë e pritshmërive që i theksoi Banka Botërore në raportin e publikuar ditën e sotme të cilat bazohen në politikat e zbatuara të Qeverisë. Këtë sonte e bëri të ditur ministri i Financave, Fatmir Besimi në një postim në Fejsbuk.

Besimi shkruan se pritshmëritë janë: rritje e investimeve kapitale për 2.5 për qind, rritje e pagave në bazë të Marrëveshjes së përgjithshme kolektive, rritja e PBB-së për banor për 7 për qind, ulje e papunësisë për rreth 9 për qind dhe ulje e shkallës së varfërisë në 20 për qind.

“Realizimi i investimeve kapitale, zbatimi i procesit reformues dhe vazhdimi i negociatave për anëtarësim në BE, do të përshpejtojë potencialin e rritjes dhe përmirësimit të standardit të jetesës së qytetarëve. Rritja ekonomike do të përshpejtohet në periudhë afatmesme e cila këtë vit është nën ndikimin e zhvillimeve”, thekson Besimi në Fejsbuk.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.