Besimi: Maqedonia e Veriut do të ketë fonde shtesë nga BE-ja

Plani i ri i BE-së për përafrimin dhe përkrahjen ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor nënkupton fonde shtesë të BE-së për projekte zhvillimore dhe infrastrukturë, ndërsa për kompanitë tona do të thotë qasje e lirë në një treg prej gjysmë miliardi konsumatorësh.

Kjo nismë, së bashku me Planin nacional për përshpejtimin e rritjes ekonomike, do të ndikojnë në rritjen e aktivitetit investues dhe konkurrencës dhe si rrjedhojë edhe në përshpejtimin e rritjes ekonomike, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në kolumnën e tij të fundit.

Sipas njoftimit të kryetarës së Komisionit Evropian, nisma e re për përkrahjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor bazohet në katër shtylla: 1) Përafrimi drejt tregut të vetëm të BE-së, 2) Integrimi ekonomik rajonal, 3) Përshpejtimi i reformave fundamentale dhe 4) Stimulimi i rritjes ekonomike përmes rritjes së fondeve aderuese.

”Vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë mundësinë që shumë më herët t’i ndjejnë benefitet e shtytësit kryesor të suksesit ekonomik të Bashkimit Evropian – tregut të përbashkët. Me shumë mundësi, kjo qasje do t’i referohet një prej segmenteve më të mëdha të tij, respektivisht tregut të vetëm dixhital, i cili i referohet shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve përmes kanaleve dixhitale.

Ai përfshin fusha të tilla si tregtia elektronike, siguria kibernetike dhe lehtësimi i shërbimeve të pagesave dhe tregtia e mallrave”, ka shkruar ndër të tjera ministri Besimi.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.