Besimi: Inflacioni po shënon ulje, së shpejti do të ketë pako të re me masa anti-krizë

October 9, 2023

Niveli i inflacionit në muajin shtator 2023 vijon të ulet  6.6%, (nga 8.3% në muajin gusht) dhe është trefishuar në krahasim me cakun e krizës në muajin tetor prej 19.8%, shkroi sot ministri i Financave Fatmir Besimi në një postim në “Fejsbuk”.

Në postim, besimi njofton se së shpejti do të publikohet pakoja e re e masave antikrizë.

“Masat e Qeverisë për përballimin e inflacionit vlerësohen deri më tani në mbi 700 milionë euro dhe së shpejti do të shpallet pakoja e re e masave antikrizë për përkrahjen e kategorive të ndjeshme të qytetarëve dhe kompanive.  Angazhimi ynë është që t’i kapërcejmë plotësisht sfidat globale inflacioniste, duke çuar inflacionin në nivelet historikisht më të ulëta prej rreth 2%”, thotë Besimi.

Previous Story

Bekteshi: Qytetarët mbështesin masat anti-krizë të Qeverisë, ndihmojmë çdo kompani vendore për përfaqësim të drejtë në treg

Next Story

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Latest from Blog

Go toTop