Besimi dhe Angellovska- Bezhoska në takimin vjetor të FMN-së dhe BB-së

October 10, 2023

Një delegacion i udhëhequr nga ministri i Financave Fatmir Besimi dhe guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska – Bezhoska do të marrë pjesë në mbledhjet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupacionit të Bankës Botërore (BB) që do të mbahen gjatë kësaj jave në Markaesh, Mbretëria e Marokut. Në delegacionin e Bankës Popullore është edhe zëvendësguvernatorja Ana Mitreska.

Në kuadër të takimit vjetor, guvernatorja Angellovska-Bezhoska dhe zëvendësguvernatorja Mitreska do të mbajnë takim me përfaqësues të lartë të FMN-së dhe BB-së, si dhe me përfaqësues të institucioneve tjera ndërkombëtare. Kushtet ekonomike dhe sfidat e shkaktuara nga krizat e shumta në tre vitet e fundit, pritshmëritë për periudhën e ardhshme, masat e ndërmarra nëpërmjet politikës monetare, angazhimet për të mbështetur financimin e gjelbër dhe për përballje me ndikimin e ndryshimeve klimatike, përfshirja financiare, janë pjesë e temave që do të trajtohen në takimet e planifikuara të punës me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të FMN-së, Bo Li, drejtorin e FMN-së për Evropë Alfred Kamer, drejtorin ekzekutiv të FMN-së Pol Hilbers dhe drejtorin ekzekutiv Luk Drese, informon0 BP.

Delegacioni do të realizojë takime edhe me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, gjegjësisht me Antonela Basanin, nënkryetare e Bankës Botërore, Shaoçing Ju drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimorë dhe me Kun Davidse, drejtor ekzekutiv i BB-së për Konstituencë në të cilën është anëtare vendi jonë. Në këto takime do të diskutohet për kushtet aktuale si dhe për financat globale dhe lëvizjet gjeopolitike si dhe projektet në të cilat bashkëpunohet.

Takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së janë platformë në të cilën njerëzit e parë të Bankës qendrore dhe ministrat e Financave nga vendet anëtare bisedojnë për ekonominë dhe politikën botërore si përgjigje e sfidave për të arritur rritje, barazi dhe progres. qa/

Previous Story

Arrihet marrëveshje! Rriten për 10% pagat e punonjësve shëndetësorë

Next Story

Sekuestrohen rreth 5 kilogramë stoli argjendi dhe bizhuteri në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit

Latest from Blog

Go toTop