Besa mbetet me një deputet, Bastri Bajrami rreshtohet pas Arjanit Hoxhës

Deputeti i Besës, Bastri Bajrami ka bërë të ditur se do t’i bashkëngjitet Arjanit Hoxhës në aktivitetet e ardhshme, të cilat siç u bënë të ditura, do të jenë në kundërshtim me ato të liderit të kësaj partie, Bilall Kasami, meqë distancohen nga blloku opozitar.

Deputeti Bastri Bajrami në një prononcim për TV21 ka bërë të ditur se do të veprojë bashkërisht me Arjanit Hoxhën, i cili para pak minutash njoftoi se distancohet nga politikat e të ashtuquajturit “bllok opozitar”.

“Ndaj të njëjtin mendim me Arjanit Hoxhën, këto dite do kemi paraqitje publike për të elaboruar qëndrimin tonë politik”, tha Bajrami për TV21.

Për këtë, TV21 pyeti Hoxhën se a do të thotë kjo se ai dhe deputeti Bajrami do të largohen nga Besa dhe do të veprojnë si shumicë në Kuvend? Ai me përgjigje:

“Unë kam kam shprehu qëndrimin e largimit dhe distancimit nga veprimet e gabuara. Opinionin do e njoftoj për arsyet ndërsa për veprimin e mëtutjeshëm do vendosim bashkërisht me gjithë ata bashkëmendimtarët qe ndajmë të njëjtin vizion”, tha Hoxha.

Edhe Bajrami në një prononcim për TV21 tha se do të vendosin ditëve në vijim për aktivitetet e tyre.

Kujtojmë se sot gjatë ditës janë takuar lideri i Besës, Bilall Kasami, ai i Alternativës, Afrim Gashi dhe kryesuesi i lëvizjes së re të paralajmëruar, Izet Mexhiti. Thanë se koordinohen për krijimin e frontit opozitar./TV21

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.