Berlusconi diagnostifikohet me leukemi

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka leukemi, shkruajnë Corriere della Sera dhe Reuters duke u thirrur në burimet e tyre, përcjell Express.

Ai raportohet se u diagnostikua me leukemi pasi përfundoi në spital me probleme me frymëmarrjen.

“Ai është në një gjendje të qëndrueshme”, tha vëllai i Berlusconit, Paolo pasi e vizitoi atë të mërkurën.

86-vjeçari Berlusconi ka qenë disa herë në spital muajt e fundit, por do të dilte gjithmonë pas disa ditësh.

Reuters kujton se partia e Berlusconit, Forza Italia është pjesë e koalicionit të djathtë të kryeministres Giorgia Meloni, por se ai nuk ka asnjë rol në qeveri.

Share

Go toTop