Beogradi vajton terroristët e vrarë, shpallet ditë zie nesër në Serbi!

September 26, 2023

Nesër është shpallur ditë zie në Serbi.

Kjo për shkak të ngjarjeve të së dieles në Banjskë të veriut të Republikës së Kosovës ku mbetën të vrarë të paktën katër terroristë serbë që kishin sulmuar Policinë e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Vendimi është marrë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë.

Ndërkohë, sot kanë dalë para gjykatës edhe personat që janë arrestuar në aksionin e policisë kundër terroristëve serbë që sulmuan dhe vranë pjesëtarin e policisë, Afrim Bunjaku.

Prokuroria Speciale ndaj tyre ka kërkuar paraburgim. /Lajmi.net/

Previous Story

Deputetja britanike: Ndëshkimi i Kosovës dhe përkëdhelja e Vuçiqit solli cikël të ri dhune!

Next Story

Besimi: Ndihmë shtetërore prej 150 milion euro për kompanitë në RMV

Latest from Blog

Go toTop