Thashethemet e pashmangshme të tregut tashmë kanë filluar. Te Real Madridi është përfolur sërish për situatën kontraktuale të Karim Benzemas, e cila skadon në fund të sezonit. Dhe ‘bomba’ e tregut e raportuar nga AS tashmë po shkakton shumë diskutime në ambientin ‘Los Blancos’.
Siç raportohet nga ‘AS’, e ardhmja e Benzema mund të jetë në Arabinë Saudite. Sulmuesit 34-vjeçar francez, Topi i Artë i vitit 2022, do t’i skadojë kontrata në fund të sezonit. Kandidatura e fortë e Al-Ittihad, një klub që sapo ka fituar kampionatin, është paraqitur për sulmuesin e Real Madridit, i cili përfundoi në vendin e dytë në tabelën e golashënuesve me 18 gola prapa Lewandowski (23 gola).
Klubi verdhezi nga qyteti i Jeddah ka gati një ofertë monstruoze për Benzema prej 200 milionë euro për një vit, me opsion për vitin e ardhshëm.