Bela: Kjo VMRO e njejta si ajo e Gruevskit e Jankullovskës

December 17, 2024

Analisti Valon Bela tha se VMRO e tashmë nuk dallon nga e kaluara, pasi nuk pastron radhët e veta por po merret me akuza ndaj ish-qeveritarëve.

“Luftimi i korrupsionit fillon kur t’I fillon nga radhët e tua e jo nga opozita. Kjo qeveri ka ministra me diploma false, me dokumente të dyshimta, ndaj kjo qeveri duhet të merret me ministrat e saj, e jo të gjuhet direkt ndaj ish-funksionarëve. VMRO po tenton të poentojë se sikur po luftojnë krimin e tashmë edhe terrorizmin, këto emra që po akuzohen duhet të prezumojnë pafajsinë e tyrë. VMRO ka një histori plot me skandale, është kopje e VMRO-së së vjetër”, tha Bela.

Nga ana tjetër, analisti politik Xhenur Iseni në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia tha se aksionet e fundit nga MPB nuk kanë karakter etnik, mirëpo po luftohet krimi sepse ka të arrëstuar edhe të tjerë përveç shqiptarëve.

Previous Story

Aliu: Grubi do të kthehet në skenën politike edhe më i fuqishëm!

Next Story

Këndimi i himnit i obligueshëm në shkolla, propozim ligji merr dritë jeshile në Kuvend

Latest from Blog

Go toTop