I ftuar në emisionin Klan Debat, politikologu Valon Bela, tha që minimizimi i peshës së kryeministrit shqiptar vjen si ndikim i politikave të VMRO-së. Ai ka komentuar edhe rolin e Zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi, i cili sipas Belës është dashur të bëhet Kryeministër për shkak të hierakisë administrative dhe përvojës së tij, por ka nderuar uniformën e UÇK-së duke ia lëshuar vendin Talat Xhaferit.
“Në bazë të protokollit është dashur të bëhet kryeministër Artan Grubi. Zinxhiri i administartës kërkon që çdo i punësuar përmes përvojës të avancohet dhe ai i plotësonte kushtet meqë pati dhe postin e zëvendëskryeministrit për 4 vite. Spostimi i Artan Grubit për ta lëshuar në rend zotin Xhaferi, i ka hapur rrugën shkak i uniformës së UÇK-së, dhe jo sepse Xhaferi ishte më i miri së Grubi. Ajo që tha Hoda se BDI-ja duhet që t’i largojë pakicat është skandal. A duhet që ne t’i lëmë pakicat në dorën e VMRO-së?!” – tha Bela.