Bekteshi: Qytetarët të jenë të qetë, çmimet e produkteve ushqimore bazë nuk do të rriten

October 6, 2023

“Ministria e Ekonomisë qëndron plotësisht prapa Vendimit për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, të cilin e morëm dy javë më parë. Të paktën deri më 30 nëntor, kur ky vendim është i vlefshëm, nuk do të ketë asnjë devijim prej tij. Të gjitha produktet që përfshihen në Vendimin për uljen e çmimeve të Ministrisë së Ekonomisë do të mbeten me normë tatimore prej 5%”, ka shkruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Facebook.

Lidhur me Vendimin e Ministrisë së Financave për taksën preferenciale për disa produkte ushqimore, ministri Bekteshi ka shkruar se nëse ka ndonjë gabim në listë, do të korrigjohet.

“Nëse ka gabim teknik në listën e produkteve të përfshira në Vendimin e Ministrisë së Financave për përcaktimin e mallrave dhe shërbimeve që i nënshtrohen normës preferenciale të TVSH-së, do të korrigjohet në seancën e ardhshme të Qeverisë, ka shkruar ministri Bekteshi dhe ka apeluar tek qytetarët të jenë të qetë.

“Qytetarët të jenë të qetë. Masat që marrim për të mbrojtur standardin e qytetarëve japin rezultate. Çmimet e produkteve ushqimore bazë vetëm mund të ulen më tej, por jo edhe të rriten” ka shkruar ministri Bekteshi.

Previous Story

Asani, Daku, Asllani, Bajrami Sylvinho shpall listën me 25 futbollistë të ftuar për ndeshjen me Çekinë dhe Bullgarinë

Next Story

Keqpërdorimet milionëshe të Kasamit, Murati: Ka indikacione të qarta, kjo nuk është hera e parë, Kasami të sqarohet

Latest from Blog

Go toTop