Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në servisin publik TVM1 bëri të ditur së paga minimale në Maqedoninë e Veriut nga muaji i ardhshëm do të rritet në 22,567 denarë.
Kujtojmë se ministri Bekteshi rritjen e pagës minimale e paralajmëroi edhe disa muaj më parë po në servisin publik në gjuhën shqipe.