Bekteshi: Nga e mërkura do të vendoset shenja “çmim i garantuar” tek disa nga produktet ushqimore që do të ngrihen…

September 18, 2023

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se do të dallohen me shenjë produktet që nga e mërkura do të kenë ulje të çmimit, shkruan TV21.

Bekteshi tha se Qeveria nesër do të merr vendim për produktet që do të pësojnë ulje të çmimit, gegjësisht do të merret parasysh çmimi i 1 gushtit, minus 10 për qind ulje.

“Secili qytetar në shtetin tonë, kur do të shkojë në supermarket do të ketë mundësi që të ketë shenjë, ku do të tregohet çmimi i garantuar dhe shtesë prej kësaj do të dihet se me çmimet që do të jenë me shenjë dalluese, nuk do të mund të ketë rritje përpjetë deri me 30 nëntor”, tha mes tjerash Bekteshi./tv21.tv

Previous Story

Habit Fero! Publikon video… “Unë kur isha me Arbenitën”

Next Story

Osmani: Me bashkëpunim ndërfqinjësor midis Maqedonisë, Shqipërisë dhe Greqisë, mund të mbrohet Liqeni i Prespës

Latest from Blog

Go toTop