Bekteshi: Me Artan Grubin bashkë në çdo sfidë, kryesit e këtij veprimi të dalin para drejtësisë

July 22, 2023

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka reaguar pas tentim sulmit ndaj zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi.

Bekteshi ka dënuar këtë veprim të shëmtuar, teksa potencon se duke qëndruar të bashkuar tregohen më të fuqishëm në çdo sfidë.

Shpreh keqardhje për tentativën për sulm ndaj zv/kryeministrit të parë, Artan Grubit.

Të gjithë bashkë, si shoqëri duhet ta dënojmë këtë veprim të papranueshëm që dëmton imazhin e vendit dhe krijon pasiguri edhe për qytetarët tanë.

Ne do të qëndrojmë të bashkuar, fuqishëm përballë çdo sfide që na pret.

Shpresoj që organet kompetente ta hetojnë këtë rast dhe t’i sjellin sa më parë para drejtësisë kryesit e këtij veprimi.
#bashkënëçdosfidë

Previous Story

Shaqiri: Mbështetje për Zv.Kryeministrin e parë Artan Grubin, dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike

Next Story

Dega e Ҫairit rreshtohet pas Grubit: Rrugën tonë të drejtë nuk e ndal dot askush dhe asnjë veprim

Latest from Blog

Go toTop