Bekteshi: Krenarë që bashkëpunojmë me Ali Ahmetin, është lider i pakontestueshëm

May 29, 2023

Ministri i Ekonomisë, njëherazi edhe anëtar i Kryesisë së BDI-së, Kreshnik Bekteshi i ftuar sonte në Click Plus në TV21, duke biseduar për situatën në BDI ka thënë se Ali Ahmeti në këtë parti është lider i pakontestueshëm dhe vendimet e tij nuk diskutohen.

Ai ka thënë se Ahmeti ka peshë të rëndësishme edhe në skenën politike rajonale, njofton indeks.mk

“Në BDI, ka vetëm një lider, i cili është i pakontestueshëm, njëjtë edhe tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut sepse ka marrë besimin e tyre për 20 vite me radhë. Është ndër politikanët më me ndikim në rajon, mendimi i tij merret për bazë për çështje të caktuara rajonale edhe nga shtetet fqinje. Ne jemi krenarë që bashkëpunojmë dhe punojmë së bashku me një personalitet të shquar si z.Ahmeti”, tha mes tjerash Bekteshi.

Ai shtoi se akuzat se debati brenda BDI-së është heshtur nuk qëndron dhe nuk është e vërtetë.

“Debati në shumicën e rasteve inkurajohet në shumicën e rasteve nga vetë lideri ynë, Ali Ahmeti dhe në një far mënyre edhe neve na shtyn që sa më shumë të debatojmë për çështje të caktuara”, deklaroi Bekteshi./indeks.mk/

Previous Story

Nga dita e lindjes derisa e përcjellë nuse, ja si i këndon vajzat Aleksander Gjelaj

Next Story

Fabrika e prodhimit të veturave elektrike “e-GO”/ Bekteshi: Së shpejti do të fillojë ndërtimi i fabrikës

Latest from Blog

Go toTop