Bekteshi: Kompanitë vendore do të kyçen në realizimin e Korridorit 8, projekti do të kryhet në afatin e përcaktuar

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin “Klan Debat”, që transmetohet në televizionin Klan ka folur për Korridorin 8-të.

Bekteshi ka thënë se përzgjedhja e “Bechtel Enkas” jep shpresë që projekti madhorë do të kryhet në afatin e përcaktuar.

“Në Tiranë do të jemi për dy ose dy orë e gjysmë. Bechtel Enka ka realizuar projekte milardëshe, në vende të ndryshme. “Bechtel Enka” është kompani serioze, shembull e kemi, Kosovën, Serbinë, po edhe Shqipërinë. Edhe në këto projekte kjo kompani ka pasur mbikëqyrës”, tha mes tjerash Bekteshi.

Duke folur për Korridorin 8 ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka thënë se sipas marrëveshjes mes Qeverisë dhe Bechtel Enka parashihet që gjysmën e punimeve në këtë projekt duhet ta kryejnë kompanitë e vendit.

“Gjysma e punimeve do të duhet të kryhen nga kompanitë e vendit. Këtë e parashesh marrëveshja. Korridori 8 është projekt serioz dhe Bechtel Enka kërkon që të njëjtin ta realizojë në kohën e paraparë. Në marrëveshje parashihet që brenda 5 vitesh do të realizohet dhe jam i bindur që do të përfundojë brenda kësaj periudhe”, tha Bekteshi

Share

Go toTop