Bekteshi: I përgëzoj deputetët, me këtë investim do të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të vendit

May 26, 2023

Pas zëvendëskreyeministrit të parë, Artan Grubi, koordinatorit, Arbër Ademi, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi është zyrtari i rradhës nga BDI-ja që uron deputetët për miratimin e ligjeve për Korridorin 8-10D të cilët në Kuvend ishin me procedurë të shkurtuar nga Qeveria.

Bekteshi ka thënë se tashmë janë menjanuar të gjitha pengesat për të realizuar projektin më të madh infrastrukturorë në vend i cili do të finalizohet në periudhë prej 6 viteve nga fillimi i punimeve, njofton indeks.mk

Sipas tij, me këtë investim do të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të vendit, modernizimin e infrastrukturës rrugore.

Shkrimi i plotë:

I përgëzoj deputetët e Kuvendit për votimin e ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d.
Tani nuk ka më asnjë pengesë për të realizuar projektin më të madh infrastrukturorë në vend i cili do të finalizohet në periudhë prej 6 viteve nga fillimi i punimeve.
Me këtë investim, më të madhin në historinë e vendit tonë, do të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të vendit, modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe mundësi më të mëdha për lidhje me fqinjët dhe zhvillimin të biznesit.

Previous Story

Korridori 8-10D/ Ademi: Ndjehem krenarë, po jetësojmë një ëndërr të kahmotshme

Next Story

Zendeli: Votuam ligjet për ndërtim më të shpejtë dhe më të lirë të Korridorit 8-10D

Latest from Blog

Go toTop