Bekteshi: BDI është e hapur për çdo lloj ballafaqimi dhe debati

Mnistri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i ftuar në emisionin Klan Debat, sa i përket ballafaqimit me opozitën, u shpreh se BDI-ja dhe eksponentët e saj janë të gatshëm për çdo ftesë për debat në çdo emisjon, për ballafaqim të ideve dhe propozimeve që edhe opinioni publik të njoftohet se kush çka përfaqëson.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“BDI në kontinuinitet ka dëshmuar që është përfaqësues i denjtë në Maqedoninë e Veriut. Ne e kemi theksuar me eksponentët tonë që do të ketë edhe vija të kuqe sa u përket koalicionimeve të mundshme, dhe partitë opoziatre shqiptare të mos bëhen vasal e interesave të partive që nuk e kanë qëlllim kryesor integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Duke u bazuar edhe në Marrëveshjen e Ohrit dhe modelin e Badenterit fryma e cila del nga aty, është parimi fitues me fitues të vazhdojë sepse nuk jemi në rrethanat e vitit 2016. Tani duhet të fokusohemi në ndryshimet kushtetuese dhe të çbllokojmë integrimin e Maqedonisë së Veriut në Ballakan.
Sa i përket opozitës shqipatre, ne si BDI nuk u ikim debateve, në ballafaqim të ideve dhe propozimeve që do të dalin në zgjedhe, dhe të mos friksohen të ballafaqohen me eksponentët e BDI-së, të pranojnë ftesat në çdo studio televizive, sepse mendoj se qytetarët duhet të njoftohen me atë çka përfaqësojmë si grupe politike”, tha Bekteshi. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.