Bekteshi: Analizat për kthimin e tarifës së lirë për energjinë elektrike janë nga fundi, vendimi do të jetë në interes të qytetarëve

May 19, 2023

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot tha se analizat e Komisionit Rregullator të Energjetikës për kthim të tarifës së lirë të energjisë elektrike gjatë ditës janë ka fundi.

Bekteshi siguroi se vendimi do të jetë në të mirën e qytetarëve.

“Do të thotë analizat janë nga fundi për energjinë e lirë elektrike nga ana e KRRE-së. Do të kemi takim me kryetarin Bislimovski dhe siç kemi bërë edhe më parë, të gjitha vendimet do të jenë në interes të qytetarëve, ndërsa qytetarët tashmë e dinë se cilat janë vendimet që i merr Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë që janë në interesin e tyre”, tha mes tjerash Bekteshi.

Previous Story

Grupi punues për ndryshimet kushtetuese miratoi Rregulloren e punës

Next Story

Zbulohet strategjia “fituese” e Erdogan për raundin e dytë të zgjedhjeve

Latest from Blog

Go toTop