Bekim Neziri për Çairin, Grubi: Përkrahje për njeriun i cili gjithmonë ofroi ndihmë për të gjithë

June 26, 2023

Bekim Neziri është kandidati për Kryetar të degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair, i cili tashmë ka shpalosur dhe slloganin zgjedhor “Bashkë për Çairin” për zgjedhjet brendapartiake të cilat do të mbahen më 2 korrik.

Përkrahje për Bekim Nezirin ka treguar dhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, i cili në rrjetin social Facebook ka numëruar virtytet e Nezirit ndër vite, duke e cilësuar si mik të mirë për të gjithë ata që e njohin si në politikë por edhe jashtë saj.

Statusi i plotë:

Bekim Neziri është shok i të gjithëve, jo vetëm në Çair, në Shkup, në BDI, por përtej bindjeve partiake, Bekimi ka shtruar dorën e ndihmës për secilin nga ne, qoftë gjatë kohës kur ishte aktiv në parti dhe në politikë, qoftë edhe gjatë pauzimit disavjeçar nga politika aktive.

Bekimi është ura lidhëse midis gjeneratës fillestare themeluese, gjeneratës së mesme vijuese dhe gjeneratave të reja në BDI -në e Çairit dhe prandaj meriton mbështetjen tonë, në veçanti me moton “Bashkë për Çairin”.

Bekimi vendosi që rehatinë private personale dhe familjare ndoshta dhe ta cënon pak, për të mirēn e përbashkët të qytetarëve të Çairit dhe të gjithë votuesve të BDI-së me një përpjekje që të na bën bashkë të gjithëve.

Fushata e regjistrimit dhe atmosfera zgjedhore në Çair është e jashtëzakontë dhe shumë pozitive, me mobilizim maksimal për tu bë mirë për të gjithë!

Uroj fushatë të mbarë dhe realizim synimesh me përkrahje plebishitare për ta bashkuar Çairin e Ali Ahmetit dhe BDI-së.

 

Previous Story

BDI i reagon VMRO-DPMNE-së: Jeni sinonim i krimit dhe korrupsionit, dhjetëra lëndë për zyrtarët tuaj ende janë aktive

Next Story

Bie ndjeshëm vlera e rublës ruse

Latest from Blog

Go toTop