Begaj takim me të ngarkuarin e Posaçëm të Qeverisë britanike për BP: Procesi i Berlinit, rol të jashtëzakonshëm në përgatitjen e vendeve të Ballkanit për në BE

October 15, 2023

Presidenti i Republikës Bajram Begaj priti sot në një takim pune Lordin Stuart Peach, i Ngarkuar i Posacëm i Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor që shoqërohej nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith.

Presidenti Begaj vlerësoi në këtë takim rolin aktiv dhe pozitiv që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po mban në Procesin e Berlinit dhe ndaj zhvillimeve më të fundit në Kosovë.

Presidenti Begaj nënvizoi se Procesi i Berlinit po luan një rol të jashtëzakonshëm në përgatitjen e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Duke ritheksuar qëndrimin e tij mbështetës ndaj dialogut Kosovë-Serbi, Presidenti Begaj dhe Lordi Peach shkëmbyen ide dhe mendime mbi kapërcimin e situatës së shkaktuar nga sulmi terrorist serb në Banjskë në 24 shtator.

Previous Story

Rama: Samiti i Berlinit na jep kënaqësinë të shfaqim fuqinë e mikpritjes shqiptare

Next Story

Rezultatet kryesore të hulumtimit: Nuk ka litium të mjaftueshëm për të gjitha makinat elektrike të planifikuara

Latest from Blog

Go toTop