“Bechtel & Enka” sot nis me punimet në Korridorin 8

September 12, 2023

Në fshatin Banjicë e Epërme – Gostivar sot do të bëhet minimi me të cilin do të fillojnë punimet ndërtimore të konsorciumit amerikano-turk “Behtel dhe Enka” për thyerjen e trasesë së autostradës Gostivar Bukojçan (30.1 kilometra) në Korridorin 8.

Në këtë aktivitet, është paralajmëruar prania e zëvendëskryeministrit të parë dhe koordinator i aktiviteteve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d Artan Grubi, ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi.

Marrëveshja e nënshkruar nga Qeveria me “Behtel dhe Enka” parasheh ndërtimin e autostradave Tetovë – Gostivar, Gostivar – Bukojçan, Trebenishtë – Strugë – Qafëthanë në Korridorin 8 dhe autostradën Prilep – Manastir në Korridorin 10d.

Te njësia projektuese – Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, tashmë janë dorëzuar projektet infrastrukturore për të gjitha njësitë – përveç për Trebenishtë-Strugë-Qafëthanë. Janë dorëzuar edhe raporte për shpronësime për Tetovë-Gostivar dhe Gostivar-Bukojçan, ndërsa deri në fund të këtij muaji priten raporte edhe për në Prilep-Manastir.

Kompanisë “Behtel dhe Enka” deri më tani i janë paguar dy këste, prej 117 milionë euro dhe 53 milionë euro, në përputhje me Programin e Financimit të Infrastrukturës Rrugore për projektin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10d për vitin 2023, i cili parashikon gjithsej 243 milionë euro për këtë vit.

Previous Story

Moti sot me diell dhe temparatura deri në 33 gradë Celsius

Next Story

Michael Roth sot për vizitë zyrtare në Shkup

Latest from Blog

Go toTop