Bebe Rexha takon fansin e saj të zjarrtë, ai i tregon problemet me depresionin dhe orientimin e tij seksual…

June 25, 2023

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ngelur gojëhapur nga një fans i saj.

Ajo ka publikuar në Instagram një video, ku shihet duke biseduar me një fans të saj, i cili nuk i ka mbajtur dot lotët kur është takuar me yllin shqiptar.

I njëjti i ka rrëfyer Rexhës faktin se sa shumë e ka ndihmuar ajo me muzikën e saj, përkatësisht me këngët e albumit “Better Mistakes” – cili është një album kryesisht me këngë dedikuar ndërgjegjësimit për shëndetin mendor.

“Unë u zhvendosa në Tenese, depresioni im po bëhej akoma më keq dhe ‘Better Mistakes’ erdhi”, dëgjohet duke thënë mes të qarash fansi, ndërsa 33-vjeçarja i thotë: “Le të provojmë të shijojmë këtë moment, ti je i fortë”.

Ndërkohë, kur interpretuesja e hitit “I’m a mess” e pyet për moshën dhe ai i tregon që është vetëm 18 vjeç, Bebe Rexha kthehet nga e ëma e tij dhe i thotë: “18, ai është një bebe”.


“Unë do ta bëj përpara teje”, i thotë fansi, ndërsa tutje këngëtarja e pyet “Çfarë do të bësh përpara meje?”.

“Unë jam një homoseksual”, thotë fansi duke deklaruar orientimin e tij seksual në publik, gjersa nëna e tij i drejtohet duke i thënë: “Është në rregull, unë ende të dua ty”.

“Unë takova një fansin më të dashur dhe nënë tij natën e kaluar dhe pas mbarimit të koncertit, gjëja më e ëmbël në botë ndodhi pikërisht përpara meje. Më kujton mua faktin se pse bëj muzikë”, ka shkruar Bebe Rexha në Instagram.

Duket se edhe këngëtarja me origjinë shqiptare nuk ka mundur t’i mbajë lotët në këtë moment kaq emocionues.

Previous Story

Opinionisti i Big Brother VIP, Arbër Hajdari shkon në Mekë për të kryer haxhin

Next Story

Elvana: Prindërit nuk donin që të bëhesha këngëtare, karrierën e nisa pa lejen e tyre…

Latest from Blog

Go toTop