Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka performuar së fundmi në festivalin e famshëm brazilian, “The Town”.
Një tjetër partneritet me DJ-in e famshëm, “I’m Good (Blue)” e cila u krijua si frymëzim nga megahiti “Blue (Da Ba Dee)”, një super këngë e vitit 1998 nga grupi italian Eiffel 65. Kënga u lëshua dy herë në fund të spektaklit, me këngëtaren e mbështjellë me flamurin brazilian, duke ecur pranë publikut.

Në një moment, Rexhës iu bashkua këngëtarja Luisa Sonza, e cila doli në skenën e festivalit për herë të dytë këtë të diel.

Ovacionet në atë moment nuk munguan, me shumë pjesëmarrës nga publiku që brohoritën për dy vajzat.

Rexha përndryshe pati mundësinë që për publikun brazilian të interpretonte këngët e albumit të saj më të fundit, “Bebe”, të cilin e nxori në shitje këtë vit. /Telegrafi/
