Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën amerikane, Rollig Stone.
Por përveç këtyre, revista ka shkruar edhe për prejardhjen e artistes shqiptare, duke treguar historinë e zhvendosjes së familjes nga Maqedonia e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo thotë se mentaliteti i saj “gjithmonë nxitues” vjen nga rritja në një familje emigrantësh.
Rexha e kanalizoi kulturën e saj në një mënyrë tjetër një nga këngët e albumit të ri, e cila titullohet “I am”, të cilën e kompozoi pasi Gjykata e Lartë mori vendim për ndalimin e abortit.
Ky vendim e bëri atë të mendojë për rrënjët e saj dhe disa nga mizogjinia e rrënjosur që ajo sheh në kulturën shqiptare. “Mos më keqkuptoni, unë e dua kulturën time dhe e urrej ta them këtë, por ndonjëherë më duket sikur gratë trajtohen si qytetare të dorës së dytë në vendin tim”, thotë ajo.
“Burrat hanë të parët. Burrat flasin. Gjithçka ka të bëjë me burrat dhe më pas hyjnë gratë”. Rexha e pranon se mbase kënga mund të jetë pak e ëmbël me pohimet e saj. Por, thotë ajo, “nëse dua të dëgjoj diçka që më bën të ndihem e fuqishme dhe t’i këndoj, atëherë është kënga ‘I am’ nga albumi ‘Bebe”,