BDI mban zgjedhjet brendapartiake, Ahmeti: Po vendosim standarde të reja, uroj proces të mbarë zgjedhor

June 30, 2023

Bashkimi Demokratik për Integrim në disa degë partiake do të zhvilloi zgjedhjet brendapartiake.

Me këtë rast kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar një proces të mbarë zgjedhor, teksa ka ftuar të gjithë anëtarësinë partiake që që të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.

Statusi i plotë:

Të dielën, me 2 korrik 2023, do të mbahen zgjedhjet brendapartiake në 14 degë të Bashkimit Demokratik për Integrim, me parimin “një anëtar, një votë”, të përcaktuar në Kongresin e vitit 2019 me votë aklamative.
Uroj proces të mbarë zgjedhor në organizim të Komisionit Zgjedhor Partiak dhe ftoj të gjithë anëtarët e regjistruar që ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.
BDI po rritet dhe po vendos standarde të reja duke e ripërtërirë vetën në vazhdimësi për tu përballur me sfidat e të nesërmes.
Bashkë për një BDI edhe më të fortë në interes të të gjithë qytetarëve!

Previous Story

Zgjedhjet brendapartiake, Grubi: Për një BDI më të fortë, më të mirë dhe më të madhe

Next Story

Bujar Osmani: Pas OSBE-së dhe A5, Maqedonia e Veriut merr kryesimin e PBEJL

Latest from Blog

Go toTop